Bologna ka triumfuar në trasfertë ndaj Napolit me rezultatin 0-2.
Miqtë gjetën dy gola për tre minuta që në pjesën e parë, duke befasuar të kaltërit. Në minutën e 9-të ishte Ndoye që zhbllokoi shifrat e më pas në minutën e 12-të shënoi Posch për rezultatin 0-2. Në këtë fragment të parë kohor, Napoli humbi shansin e artë për të ngushtuar shifrat, pasi Politano gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me kaq janë mjaftuar të dyja skuadrat, pasi në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol.
Kjo fitore bën që Bologna të rënditet në vendin e tretë me 67 pikë, ndërsa Napoli në vendin e tetë me 51 pikë./h.ll/abcnews.al