Lazio është mposhtur në “Olimpico” me shifrat 1-2 nga Bologna e madhërishme.
Të parët që kaluan në avantazh ishin kryeqytetasit, ku në minutën e 18’ ishte Isaksen që gjeti rrjetën falë asistimit të Immobile. Por ende pa mbaruar pjesa e parë, Bologna gjeti barazimin në minutën e 39’ me anë të El Azzouzi.
Në pjesën e dytë, pati shumë raste nga të dyja skuadrat, por më të qartë u treguan djemtë e Thiago Motta, pasi në minutën e 78’, fantastiku i këtij sezoni, Zirkzee shënoi duke përmbysur shifrat dhe duke i dhënë Bologna tre pikët.
Me këtë rezultat, Lazio tashmë ndodhet në vendin e tetë me 37 pikë, ndërsa Bologna në vendin e pestë me 45 pikë, po aq sa Atalanta e vendit të katërt./h.ll/abcnews.al