VIDEO/ Bologna “bie” në Sardenjë, “Kuqeblutë” humbasin edhe në transfertën e Cagliari

schedule18:16 - 14 Janar, 2024

schedule 18:16 - 14 Janar, 2024

Patë një nisje fantastike të sezonit, mirëpo viti 2024, nuk ka startuar ashtu siç duhet. Pas humbjes në transfertën e Udinese, si dhe eleminimit nga Kupa e Italisë, në transfertë e Fiorentina, “Emilianët” e Bologna kësaj radhe kanë humbur në transfertën e vështirë të Cagliari, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Pavarësisht rezultatit, të parët që morën avantazhin ishin djemtë e teknikut, Thiago Motta, me “fantazistin” e mesfushës, Riccardo Orsolini, që gjeti rrugën e rrejtës, që në minutën e 24’-t të sfidës, megjithatë vetëm 7’ minuta më vonë, “veterani” i sulmit, Andrea Petagna dërgoi topin në rrjetë, për të barazuar gjithçka dhe në minutën e 69’-të, vendasit e Cagliari realizuan përmbysjen e madhe, me lojtarin e “Kuqebluve” të Bologna, Riccardo Calafiori, që për fatin e tij të keq dërgon topin në rrjetën e skuadrës së tij, për t’i shkaktuar një tjetër humbje në Serie A.

Falë këtij rezultati, skuadra e Cagliari ngjitet në vendin e 17-të të renditjes dhe del momentalisht nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani 18 pikë, ndërsa “Kuqeblutë” e Bologna-s mbeten në vendin e 6-të të renditjes, me 32 pikë dhe mbeten në zonën e Kupave të Evropës. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!