Bayern Munich është turpëruar nga Bochum. Kampionët e Gjermanisë u mposhtën 4-2, edhe pse shënuan të parët me anë të Robert Lewandowski.
Bochum për 30 minuta shënoi katër herë në portën e Ulreich, duke i shtangur bavarezët. Antwi-Adjei barazoi, kurse Locadia, Gamboa dhe Holtmann shënuan tre gola të tjerë për 7 minuta.
Në pjesën e dytë Bayern realizoi edhe një gol tjetër me Lewandowski, por nuk e shmangu dot humbjen, duke i dhënë mundësinë Borussia Dortmund të afrohet me 6 pikë nëse fiton. / abcnews.al