VIDEO | Blerja unike e Sassuolos, përforcon mbrojtjen me një… raper!

schedule21:16 - 31 Janar, 2020

schedule 21:16 - 31 Janar, 2020

Sassuolo ka kryer një goditje në minutat e fundit të merkatos dhe ka përforcuar mbrojtjen. Klubi italian ka siguruar shërbimet e Noor Arabat, i cili aktivizohet në mbrojtje. 18-vjeçari vjen nga Sochaux dhe ka një tjetër talent përveç futbollit.

Arabat, i cili njihet me emrin e artit si Dinor Rdt, këndon dhe ka publikuar edhe një album një vit më parë, që titullohet “Lunette 2 Ski”. Djaloshi këndon në zhanrin Rap. Një blerje ndryshe, që ka marrë vëmendjen e mediave italiane dhe jo vetëm. /abcnews.al