Benjamin Kololli ndodhet në formë fantastike dhe sot ka gjetur golin e radhës në kampionatin zviceran. Mesfushori i Zurich, njëkohësisht një ndër lojtarët më të mirë të Kosovës, gjeti golin e barazimit në sfidën shtëpiake kundër St Gallen.
Miqtë kishin kaluar në avantazh në minutën e dytë, teksa 28-vjeçari dardan, i cili njihet për golat e bukur që realizon, barazoi shifrat në minutën e 16-të.
Kololli u shfaq në rolin e qendërsulmuesit, duke devijuar drejt portës mike një top të ardhur nga krahu i djathtë. Ky ishte goli i pestë për të në Super Ligën helvete në këtë sezon (numëron edhe katër asiste). /abcnews.al