Conor McGregor rikthehet fuqishëm në UFC, teksa në orët e para të ditës së sotme ka mposhtur me “Knock out” Donald Cerrone. Irlandezi i ka dhënë një goditje të fortë me shkelm në kokë rivalit, duke e tronditur.
Më pas ai përfundoi pranë rrjetës së hekzagonalit dhe McGregor nuk i kurseu grushtet mbi kundërshtarin, i cili rezistoi vetëm 40 sekonda. Luftëtari irlandez në fund bëri edhe një gjest shumë të bukur, duke e përqafuar Cerrone. /abcnews.al