Eklent Kaçi vazhdon të nderojë flamurin shqiptar nëpër botë dhe të jetë thuajse në çdo kompeticion madhor, ku kualifikohen bilardistët më të mirë të globit.
Aktualisht ai po luan në World Pool Masters në Gjilbratar dhe ka arritur të kualifikohet në raundin e radhës pas fitores me aziatikun NaoyukI Oi në disiplinën e nëntëshit (9 ball).
Ndeshja për Kaçin nuk ishte aq e lehtë dhe përveç kundërshtarit, ballë i bëri edhe fati. Në një moment Kaçi kishte të gjitha mundësitë për të futur bilën me numrin 4 në gropë.
View this post on Instagram
Laçjani ja arriti qëllimit, por fati e deshi që të bila të dilte sërish nga gropa dhe të rikthehej në lojë. Pas kësaj ai e vështirësoi situatën në lojë, por fatmirësisht mori gjithçka në dorë dhe fitoi.
Kjo është një nga videot më të komentuara në Matchrrom Pool. Pjesa më e madhe kometuesve ja vënë fajin bilardos, duke këshilluar organizatorët që herën tjetër të përdorin Diamond. /abcnews.al