VIDEO | Bie “fortesa” baske, një rus nderon Valencian

schedule14:57 - 28 Shtator, 2019

schedule 14:57 - 28 Shtator, 2019

Athletic Bilbao humbi një shans të artë për t’u ngjitur në krye të kampionatit spanjoll. Ekipi bask u mposht nga Valencia 0-1, teksa nuk humbiste në shtëpi prej datës 10 janar (1-3 përballë Sevillas për Kupën e Mbretit).

Një gol i Denis Cheryshev në minutën e 27-të i dhuroi fitoren miqve, të cilët ngjitën në kuotën e 9 pikëve. Aksioni i bukur i Valencias u konkretizua nga rusi, i cili e pati të thjeshtë të shënonte pas topit të bukur të marrë nga Torres.

Kjo ishte humbja e parë në këtë sezon për vendasit dhe Reali kryesues mbetet i vetmi ekip pa humbje në La Liga. Pjesa e dytë ishte plot raste, por askush nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Përfundimisht 0-1 për Valencian, që shkon me moral të lartë në përballjen evropianë të së martës kundër Ajaksit. /abcnews.al

Atheltic Bilbao – Valencia 0-1
(Cheryshev 27’)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!