Një video nga konferenca për shtyp e dhënë nga Joe Biden pas takimit katërorësh që zhvilloi me Xi Jinping ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale. Komenti i presidentit amerikan erdhi pas një pyetjeje të një gazetari që donte të dinte nëse Biden ende e konsideron udhëheqësin kinez një “diktator”, siç kishte cilësuar në fillim të këtij viti.
SEE THIS: Secretary of State Antony Blinken reacts to President Biden off-the-cuff remark calling China’s Xi Jinping a dictator. https://t.co/5RSY22R2J1 pic.twitter.com/zngQb02zcV
— Moshe Schwartz (@YWNReporter) November 16, 2023
“Ai është një diktator në kuptimin që ai sundon një vend, një vend komunist, ku forma e qeverisjes është krejtësisht e ndryshme nga e jona”, tha presidenti amerikan, duke i habitur ata që prisnin që ai të fokusohej vetëm në anën pozitive të samitit dhe rezultatet e tij.
Një nga arsyet që videoja është bërë virale në Twitter është reagimi i Blinken ndaj faktit që Biden ka ende të njejtin mendim për për Xi Jinping.
Shumë komentues “panë” zhgënjim të thellë në shikimin e Blinken, duke spekuluar se deklarata e presidentit amerikan ishte një surprizë jashtëzakonisht e pakëndshme për të pas shumë muajsh punë të palodhur për të realizuar këtë takim.
Blinken looks worried pic.twitter.com/X5OMJbPayO
— The_Real_Fly (@The_Real_Fly) November 15, 2023
Kujtojmë se takimi Biden-Xi Jinping bëri të mundur rifillimin e kontakteve të nivelit të lartë mes dy fuqive të mëdha, të cilat ishin ndërprerë prej më shumë se një viti, për shkak të vizitës së kryetares të atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve. Nancy Pelosi në Taipei.
Takimi katërorësh, në një vend luksoz rreth dyzet kilometra larg San Franciskos, ishte “konstruktiv dhe produktiv”, sipas Biden. 80-vjeçari demokrat tha gjithashtu se dy burrat tani mund të bisedojnë lirisht me njeri-tjetrin në rast krize.
/abcnews.al