Zgjat fare pak avantazhi i Real Madrid në fushën e Betis. Ekipi i Zidane kaloi përpara në minutën e 14-t falë golit të mesfushorit Valverde, por vendasit nuk u dekurajuan nga goli i pësuar.
Djemtë e Manuel Pellegrinit rikthyen baraspeshën në minutën e 35-të. Skemë e menduar mirë, kros i Sergio Canales dhe finalizim me kokë i mbrojtësit algjerian, Aissa Mandi.
Andaluzianët morën zemër dhe shënuan një tjetër gol dy minuta më pas, duke shokuar kampionët në fuqi. Toni Kroos gabon një pasim, diçka që rrallë ndodh, dhe vendasit lëshohen drejt portës kundërshtare, duke gjetur golin me anë të portugezit William Carvalho.
Gol edhe në “San Siro”, aty ku po përballen Interi dhe Fiorentina. Zikaltrit e Antonio Contes ia kanë dalë të gjejnë golin e barazimit në minutat shtesë të pjesës së parë (miqtë kaluan në avantazh me anë të Kouame në minutën e tretë).
Autori është Lautaro Martinez. Kundërsulm i shpejtë i Interit, Barella dhuron një asist për argjentinasin, i cili gjen cepin e portës kundërshtare falë një goditje fantastike me të djathtën. /abcnews.al