Besiktas ka “shkërrmoqur” në “Sukru Saracoglu Stadium”, Fenerbahcen duke triumfuar në “Derbin e Stambollit” me rezultatin e thellë 2 me 4, në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të Superligës turke.
Fillimisht do të ishin vendasit e Fenerbahce të cilët do të merrnin avantazhin në minutën e 41’-të të lojës, ku pas një penallite të akorduar nga arbitri, “bomberi” ekuadorian, Enner Valencia nuk gabon dhe çon topin në rrjetën e “shqiponjave” të Stambollit. Vendasit kishin shansin të dyfishon shifrat ku pas daljes me të kuq të brazilianit Ëelinton, arbitri akordon një tjetër penallti por këtë herë Valencia gabon dhe nuk e çon dot topin në rrjetë.
Mënjëherë pas këtij momenti do të vinte dhe “përmbysja” e madhe e Besiktas. Fillimisht një dopietë e shpejtë e Cenk Tosun në minutat 58’-të dhe 63’ e çuan rezultati në 1 me 2. Më pas do të ishte radha e Nathan Redmond, i cili pas 2 asistave për golat e Tosun gjen rrugën e rrjetës me një goditje potente nga jashtë zonë në minutën e 76’-të. Për të çuar rezultatin në 2 me 4 menduan fillimisht Aboubakar në minutën e 91’-të e më pas Kahveci në minutën e 95’-të duke dhuruar spektakël në “Derbin e Stambollit”.
Me këtë rezultat Fenerbahce dhe Besiktas i mbajnë të pandryshuar pozitat e tyre në renditjen e elitës së futbollit turk. Vendasit ndodhen në vendin e 2-të me 54 pikë, ndërsa me vetëm 2 pikë poshtë tyre është vendosur Besiktas, me të dyja ekipat që pritet të marrin pjesë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Enner Valencia, 1-0:
Goli i Cenk Tosun, 1-1:
Golii Cenk Tosun, 1-2:
Goli i Nathan Redmond, 1-3:
Goli i Vincent Aboubakar, 1-4:
Goli i Irfan Kahveci, 2-4: