VIDEO | Besart Berisha thellon rekordin, Basha dorëzohet në derbi

schedule11:18 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 11:18 - 8 Dhjetor, 2019

Western United ka përmbysur Melbourne Victory falë dy shqiptarëve, që fituan derbin me Migjen Bashën. Besart Berisha dhe Panajot Kone kanë shënuar tre gola dhe i kanë dhënë skuadrës së tyre fitoren me rezultatin 3-1. Sulmuesi dardan ishte ai që barazoi shifrat në 1-1, me një goditje me kokë.

Kone, i cili refuzoi Shqipërinë për Greqinë, realizoi golin e avantazhit për Western United dhe pa u mbyllur pjesa e parë e takimit, ishte Berisha që sërish me një goditje me kokë e dërgoi sërish topin në rrjetë dhe i mbylli të gjitha llogaritë.

Western United po bën një sezon të kënaqshëm, teksa numëron 13 pikë pas nëntë ndeshjes në A-League në Australi. Për t’u rikthyer te Berisha, ai vijon ta thellojë rekordin e golave të shënuar në kampionatin australian.

Me dygolëshin e sotshëm ai ka shkuar në pesë gola sezonalë, ndërkohë që në total numëron 121 rrjeta të tundura, më shumë se kushdo tjetër në futbollin australian. Sulmuesi 34-vjeçar me shumë mundësi do të vijojë të shënojë të tjerë gola në vazhdim, pasi duket në një formë të mirë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!