Besart Berisha e nisi me gol te Western United, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij kundër Wellindton Phoenix. Sulmuesi, edhe pse 34 vjeç, nuk ndalet së shënuari dhe sot ka realizuar sërish, por fatkeqësisht ka vlejtur vetëm për sulmuesin.
Berisha vendosi baraspeshën me golin e tij nga pika e bardhë e penalltisë, por Melbourne City shënoi sërish në fund të takimit dhe fitoi me rezultatin e ngushtë 1-2. Për Berishën vijon të thellohet rekordi i golave në A-League.
Me golin e shënuar Berisha shkon në kuotën e 118 rrjetave të tundura në kampionatin australian, duke qenë shënuesi më i mirë në gjithë historinë e kësaj lige. /abcnews.al