Besart Berisha vazhdon të thellojë rekordin e golave në A-League. Sulmuesi shqiptar sot ka shënuar golin numër 142, në një ndeshje që Western United po luan në transfertë kundër Wellington Phoenix.
Berisha, i cili më parë ka qenë pjesë e Brisbane Roar dhe Melbourne Victory, ka realizuar me penallti pas 32 minutash lojë. Në fundin e pjesës së parë skuadra vendase barazoi.
No problems for @BesartBerisha7 ?
0-1 #WELvWUN #RiseUp #WUFC pic.twitter.com/MqKxe0JJv1
— Western United FC ? (@wufcofficial) April 11, 2021
Ky është goli i shtatë sezonal për sulmuesin shqiptar, i cili vjet ishte shumë pranë fitimit të “Këpucës së Artë” me 19 gola të shënuar. /abcnews.al