VIDEO/ Berisha shkëlqen në Kupë, do sfidojë CR7. Asist i Sadikut në Turqi

schedule19:43 - 14 Janar, 2021

schedule 19:43 - 14 Janar, 2021

Spal siguroi një fitore të madhe në fushën e Sassuolos ditën e sotme. Ekipi i Etrit Berishës fitoi 0-2 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, raund në të cilin do të përballet me Juventusin (27 janar).

Portieri i kombëtares shqiptare e nisi takimin si titullar me Spal, që renditet në vendin e pestë të Serie B, dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Berisha kreu disa pritje të bukura dhe ia doli të mbante portën e paprekur kundër sulmeve të Sassuolos.

https://streamable.com/9smxa5

Simone Missiroli dhe Lorenzo Dickmann shënuan golat e fitores në pjesën e dytë dhe Spal festoi në fund kualifikimin në tetë ekipet më të mira të Kupës së Italisë. Ndërkohë, Armanda Sadiku ka dhuruar një asist në humbjen e Erzurum BB në kampionatin turk.

https://streamable.com/eu3q3v

Sulmuesi i kombëtares e filloi si titullar takimin që ekipi i tij luajti jashtë fushe kundër Alanyaspor. Erzurum BB e nisi mirë ndeshjen dhe gjeti golin në minutën e shtatë. Sadiku dhuroi një asist për Oltan Karakullukcu dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë.

Një gol që nuk pati asnjë vlerë, pasi Alanyaspor realizoi katër gola më pas dhe mori tre pikët. 80 minuta qëndroi në fushë 29-vjeçari nga Elbasani dhe më pas u zëvendësua nga trajneri i tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!