VIDEO/ Bëri sërf me pitonin, i riu australian gjobitet me 1400 euro

schedule08:58 - 18 Shtator, 2023

schedule 08:58 - 18 Shtator, 2023

Një serfist australian Igro Fuza u gjobit me 1400 euro pasi vendosi të bënte sërf me pitonin e tij. Siç shpjeguan autoritetet, sërfisti nga njëra anë ka rrezikuar jetën e pitonit dhe nga ana tjetër ka shkelur lejen e dhënë për të mbajtur zvarranikun në një vend publik.

Serfisti nga Australia madje ka regjistruar udhëtimin e pitonit.

“Kërkohet një leje e veçantë për të nxjerrë një kafshë në publik ose për ta ekspozuar atë,” tha Departamenti i Mjedisit dhe Shkencës në Queensland në një deklaratë të hënën.

“Gjarpërinjtë janë padyshim kafshë gjakftohtë dhe ndërsa mund të notojnë, në përgjithësi e shmangin ujin. Gjarpërinjtë e vetëm që duhet të jenë në oqean janë gjarpërinjtë e detit”, thuhet në deklaratë.

Fiuza në deklaratat e tij pohoi se pitonit i pëlqen uji dhe se ka bërë sërf me të të paktën 10 herë.

“Unë gjithmonë e marr atë në plazh me vete dhe atij i pëlqen të jetë në ujë dhe të notojë, kështu që një ditë vendosa ta marr dhe i pëlqeu”, tha sërfisti për Australian Broadcasting Corporation.

/abcnews.al