VIDEO/ Benzema “shpërthen” pas largimit të trajnerit, Al-Hilal i falet Mitrovic ndaj Al-Taawon

schedule22:16 - 10 Nëntor, 2023

schedule 22:16 - 10 Nëntor, 2023

Largimi i tekniku Nuno Espritio Santo, nga stoli i “gjigantëve” arbë të Al-Ittihad ka frymëzuar këta të fundit të rikthehen te fitorja me spektakël, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje mposhtën skuadrën e Abha, me rezultatin e thellë 4 me 2.

Sulmuesi francez, i cili mban shiritin e kapitenit tek ekipi saudit, ishte protagonist absolut me 3 gola dhe një asist. Fitorja e sotme e ka ngjitur Al Ittihad në vendin e pestë me 24 pikë, 11 larg kreut.

Në krye qëndron Al Hilal, që triumfoi 2-0 kundër Al Taawon. Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus, siguroi suksesin e gjashtë radhazi në kampionat falë golave të Aleksandar Mitrovic dhe Mohamed Kanno në minutat e fundit.

Renditja e golashënuesve kryesohet nga Cristiano Ronaldo me 12 rrjeta të gjetura  e pas tij vijnë “bomberi” serb, Aleksandr Mitrovic me 8 gola dhe francezi, Karim Benzema e braziliani  Talisca me nga 8 gola. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Al Ittihad 4 – 2 Abha 

Al Hilal 2 – 0 Al Taawon