Karim Benzema tregoi gjatë seancës së fundit stërvitore të Madridit se është në formë dhe gati për të vazhduar sezonin duke shënuar një gol të bukur.
Karim e kontrolloi topin me qetësi me këmbën e majtë dhe më pas me të djathtën gjuajti në portën e Andrei Lunin.
Dy pjesëmarrës të tjerë të Kupës së Botës u kthyen në stërvitjen e Madridit, Dani Carvajal dhe Marco Asensio.
Deri në fund të javës, Vinicius duhet të bashkohet dhe Tchuameni dhe Kamavinga do të shfaqen javën e ardhshme. /G.D abcnews.al/