Shkëlqimin nuk e ka humbur ende dhe në Arabinë Saudite po vazhdon të gjejë ndeshje pas ndeshje rrugën e rrjetës. Mbrëmjen e kësaj të enjteje ka ardhur dhe goli i radhës në Kampionatin saudit të futbollit.
“Veterani” francez ishte autori i golit të fitores së skuadrës së tij, Al-Ittihad, në transfertën e sotme ndaj Al-Akhdoud, ku në minutën e 72’-të të sfidës merr një top fantastik nga “fantazisti”, Haroune Camara dhe përballë portierit kundërshtar, ish-“bomberi” i Real Madrid nuk gabon dhe çon topin në rrjetë.
Me këtë rezultat, kampionët në fuqi të Arabisë pozicionohen përkohësisht në vendin e parë të renditjes, me plot 15 pikë pas 6 ndeshjesh dhe me 2 pikë më shumë se Al-Hilal i vendit të dytë, të cilët kanë luajtur një përballje më pak se skuadra e Benzema. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: