Një video e publikuar në mediat sociale, ku shfaqen dy gra duke dhunuar një burrë ta pastrehë në Venecia Beach në Los Angeles, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Sipas gazetës britanike ” Daily Mail “, dy gratë, pohojnë se i riu i ngacmoi dhe kjo është arsyeja pse ato iu përgjigjën duke e sulmuar me grushte dhe shkelma.
Identiteti i të dhunuarit nuk është bërë me dije, ndërsa banorët e zonës kanë thënë se ditët e fundit ai ishte bërë agresiv dhe se konsumonte lëndë narkotike.
Shqetësimet në lidhje me sigurinë e kësaj lagje të Los Angeles janë rritur muajt e fundit që kur numri i çadrave me të pastrehë në zonë filloi të rritet, sipas rrjetit amerikan Fox News. “Që nga fundi i majit, sulmet në zonën e Venecias Beach janë rritur me 132% për të cilën dyshohej një person i pastrehë ,” citoi Fox News të thoshin burime të policisë në Los Angeles. g.v/abcnews.al