VIDEO/ “Bën stërvitje ortodokse”, trajneri i McGregor flet më shumë seç duhet

schedule15:20 - 21 Janar, 2021

schedule 15:20 - 21 Janar, 2021

Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor, po vazhdon përgatitjet për rikthimin e tij në ring. Vetëm pak kohë e ndajnë irlandezin nga përballja e tij e dytë me Dustin Poirier, por mesa duket ky i fundit do të ketë disa informata më shumë këtë herë.

Ka qenë pikërisht trajneri i Conor, John Kavanagh, i cili ka zbuluar padashje disa nga metodat e stërvitjes pikërisht përpara rikthimit të madh në UFC. Në një intervistë me Ariel Helwani në “Youtube”, ai tregon se McGregor është stërvitur më shumë se herët e tjera në mënyrë ortodokse.

Stërvitja ortodokse ka të bëjë me ata boksierë që qëndrojnë me këmbën dhe dorën e majtë përpara, ndërsa ana e tyre e djathtë qëndron komplet mbrapa. Luftëtarët të quajtur ortodoksë janë ata që kanë të preferuar dorën dhe këmbën e majtë për të luftuar.

Kur e kuptoi se foli më tepër seç duhet, Kavangh, i kërkoi Arielit që ta fshinte atë pjesë nga intervista. Sidoqoftë, ajo pjesë është ende pjesë e intervistë 43-minutëshe në “Youtube”, e cila solli dhe pakënaqësi tek fansat e Conor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!