Bayern Munich ka kaluar në avantazh ndaj Frankfurtit në ndeshjen e parë hapëse të Bundesligës.
Ishte mesfushori gjerman Kimmich i cili mori përsipër të ekzekutonte një goditje dënimi të akorduar në minutën e 5-të. Ai në mënyrë inteligjente gjeti të pavëmendshëm portierin kundërshtar dhe e goditi topin direkte në portë.
Më pas në minutën e 10-të, pas një rrëmuje Brenda zonës, Pavard godet fortë topin i cili gjen rrjetën e portës./ h.ll/abcnews.al