Bayern Munich ka pësuar një humbje të turpshme në transfertë ndaj Bochum me shifrat 3-2.
Të parët që kaluan në avantazh ishin bavarezët, ku në minutën 14’ ishte Musiala që zhbllokoi shifrat.
Më pas reagoi Bochum, ku goli i barazimit erdhi në minutën e 38’ me anë të Asano, ndërsa goli i avantazhit për vendasit erdhi në minutën e 44’ nga Schlotterbeck.
Në pjesën e dytë, Bochum shënoi golin e tretë në minutën e 78’ falë një 11 metërshi nga Stoger. Bayern ngushtoi shifrat në 3-2 me golin e Kane në minutën e 87’, por reagimi ishte tepër vonë.
Me këtë rezultat, Bayern Munich ndodhet në vendin e dytë me 50 pikë, plot 8 pikë larg vendin të parë ku ndodhet Leverkusen./h.ll/abcnews.al