VIDEO/ Bayern Munich ndëshkohet nga një shqiptar, Leva i përgjigjet

schedule21:09 - 3 Nëntor, 2020

schedule 21:09 - 3 Nëntor, 2020

Katër minuta lojë për të ndëshkuar kampionët e Europës. Mërgim Berisha, sulmuesi i RB Salzburg, ka realizuar në portën e Manuel Neuer me një goditje të fortë brenda zone.

Shqiptari me origjinë nga Kosova, i cili është pjesë e moshave të Gjermanisë, ka nisur të luajë rregullisht me kampionët e Austrisë dhe sonte ka realizuar golin numër 2 në Champions League për këtë sezon.

Bayern Munich më pas u hodh në sulm për të gjetur rrugën e rrjetës dhe ia doli në minutën e 21. Thomas Muller fitoi një penallti dhe Robert Lewandowski u tregua i saktë, duke e çuar topin në rrjetë dhe duke i barazuar shifrat në 1-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!