Ekipet e mëdha i kanë mbaruar tashmë pushimet dhe kanë nisur përgatitjet për nisjen e sezonit të ri, teksa miqësoret kanë marrë skenën tashmë. Mes shumë miqësoreve, në fushë sot zbriti edhe Bayern Munchen, që zhvilloi një klasike europiane me Ajax.
E gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 2-2, me të dyja skuadrat që eksperimentuan, duke aktivizuar disa lojtarë të rinj dhe provuar skema të reja. Golat për gjermanët u shënuan nga Choupop-Moting dhe Nianzou, ndërsa për Ajax emrat në listën e golashënuesve i vendosën Labyad dhe Jensen.
Kjo ishte ndeshja e dytë nën drejtimin e Bayern Munchen për Julian Nagelsmann dhe ende nuk ka mbërritur të fitorja. Në fushë ishte edhe Milani sot, që shkatërroi që në pjesën e parë modestët e Modena, duke i mundur me “manita” 5-0.
Të gjithë rrjetat u shënuan në pjesën e parë, kur kuqezinjtë kishin aktivizuar edhe pjesën më të madhe të titullarëve. Brahim Diaz (min 9′), Rafael Leao (min 5′), Fikayo Tomori (min 9′), Rade Krunic (min 19′) dhe Theo Hernandes (min 43′) ishin autorët e golave. /abcnews.al
https://youtu.be/nwHMDoIuROI

