Watford mori një fitore historike përballë Liverpolit në fundjavë, duke i mposhtur kampionët e Europës dhe të Botës me rezultatin e thellë 3-0. Kapiteni i Watford, Troy Deeney, shënoi golin e tretë pas dopietës së Ismaila Sarr.
Deeney është një nga futbollistët më të dashur në Angli, pasi deklaratat e tij, janë gjithmonë të sinqerta. Një futbollist ndryshe nga të tjerët dhe këtë gjë e tregon dhe video më poshtë, e publikuar nga Sky Sport.
Në tunel para fillimit të ndeshjes, Deeney “ngacmon” kapitenin kundërshtar, Virgil Van Dijk. Sulmuesi i Watford i thotë maskotës së tij: “Po të kishe paguar më shumë para, do të qëndroje me Van Dijkun, jo me mua”, referuar shifrës që Liverpool ka paguar për shërbimet e holandezit, plot 75 milionë sterlina. Van Dijk, u mundua të qëndrojë serioz, por e qeshura e tij e “tradhtoi”. Një video epike…/abcnews.al
Don’t laugh, Virgil! ?@T_Deeney couldn’t resist a cheeky comment to the Watford mascot ahead of Saturday’s clash with #LFC! ? pic.twitter.com/J716hFg6aE
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) March 2, 2020