Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të vajzës më të cilën thuhet se bashkëjetonte Nuredin Dumani në Fier.
Ajo është shoqëruar nga efektivët e policisë dhe pritet të japë sqarime për pozitën e saj në lidhje me të shumë kërkuarin Nuredin Dumani.
Dumani jetonte në një banese me qira ne lagjen ‘Apollonia’ në Fier, bashkë me vajzën nga Kosova. Ai mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku pati shkëmbim zjarresh mes dy grupesh. Në Elbasan u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat.
Ndërkohë në një apartament ku jetonte Dumani në Fier, u gjet në cilësinë e provës materiale edhe një kallashnikov.
Për ngjarjen e nisur në Elbasan, dyshohet se do kryhej një krim, ndërsa brenda mjetit tip “BMË” janë gjetur edhe disa litra benzinë që dyshohet se do përdorej për të djegur makinën e krimit.
Dumani është një personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare. Ai dyshohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.
Nuredin Dumani aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës me plagë të rënda. /abcnews.al/