Interi ka siguruar 3 pikët përballë Veronës në sfidën e javës së 32-të në Seria A. Një ndeshje e cila është dominuar nga zikatërtit e Simone Inzaghit, ku që në minutën e 22-të arritën të zhbllokonin ndeshjen. Barela çon në rrjetë një top i cili ishte një aksion i shpejtë nga zikatërtit, me italianin që finalizon siç duhet aksionin e skuadrës.
30′ Interi dyfishon shifrat me Dzeko. Boshnjaku shfrytëzon një devijim të Perisic me kokë, me topin që i bie në këmbë dhe aty është një lojë fëmijësh për ta dërguar në rrjet.
Dy golat e shënuar nga Interi që në pjesën e parë u kanë mjaftuar zikatërve për të koleksionuar një fitore shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion, pasi pjesa e dytë nuk do të prodhonte më gola të tjerë.
Me këtë triumf Interi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me pikë të barabarta me Napolin 66, ndërsa ndodhet vetëm 1 pikë më pak se Milan i vendit të parë, por me napolitanët dhe kuqezinjtë që do të zbresin nesër në fushën e lojës për të luajtur ndeshjet e javës së 32-të në kampionat.
Verona pas kësaj humbje mbetet në kuotën e 45 pikëve në vendin e 9-të.
/f.a/abcnews.al

