Mund të thuhet se gjithçka është “vulosur” në “Allianz Stadium”, me “Bardhezinjtë” e Juventus, që kanë arritur të shënojnë sërish në portën e Salernitana, në përballjen e vlefshme për javën e 1/16-ve, të Kupës së Italisë.
Sërish nga një “rrëmujë” në zonën e Salernitana përfitojnë “rekordmenët” e futbollit italian, teksa këtë herë topin në rrjetë e dërgon qendërmbrojtësi, Daniele Rugani, me 29-vjeçarin, që shtyn lehtësisht topin në rrjetë për të siguruar çerek-finalen e Coppa d’Italia. Rezultati shkon në 3 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: