VIDEO | Barazim spektakolar, Verona “ringjallet” dhe eviton humbjen

schedule14:27 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 14:27 - 15 Dhjetor, 2019

Futbolli është i paparashikueshëm dhe surprizat nuk mbarojnë kurrë. Ndeshje e çmendur në Verona, aty ku Torino po udhëhiqte 0-3 deri në minutën e 69-të, por vendasit reaguan dhe shënuan tre gola brenda 14 minutave.

Përfundimisht 3-3 dhe ky barazim ka shijen e fitores për ekipin e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit, të cilët u aktivizuan gjatë gjithë ndeshjes. Ansaldi shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa në të dytën Torino gjeti edhe dy herë të tjera golin.

Spanjolli Beneguer shënoi një gol të bukur, ndërsa Ansaldi gjeti golin e dytë personal në minutën e 61-të. Një prekje me dorë tetë minuta më pas u konfirmua nga VAR dhe penallti për Veronën. Pazzini nuk gaboi dhe vendasit morën zemër.

Valerio Verre gjeti golin e dytë pas shtatë minutash dhe të gjithë filluan të besonin te barazimi. Ashtu ndodhi dhe polaku Stepinski, i cili i shpëtoi bukur pozicionit të parregullt, realizoi barazimin e çmendur dhe i dha një pikë të rëndësishme Veronës. /abcnews.al

Verona – Torino 3-3
(Pazzini (pen) 69′, Verre 76′, Stepinski 84′ / Ansaldi 36′, 61′, Berenguer 55′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!