Ndeshje spektakolare por pa fitues ajo mes “Violëve” të Fiorentina dhe “Bardhezinjve” të Udinese, në “Artemio Franchi”, teksa dy herë kaloi në epërsi skuadra mike, por po kaq herë barazuan edhe vendasit, të cilët mbeten në vendin e katërt, në zonën Champions, me 34 pikë.
Miqtë shënuan të parët, që në minutën e 10′-të me anë Lovric, i cili i asistua nga Lucca, teksa pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Udineses, ndërsa në të 56′-tën barazoi Beltran, i shërbyer nga Faraoni.
Thauvin kaloi sërish në epërsi “Bardhezinjtë” e Udinese në minutën e 73′-të, por nuk ishte e thënë që të ktheheshin, në “shtëpi” me pikë të plota, pasi në të 87′-tën Nzola realizoi golin për të “vulosur” barazimin, 2 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: