Ballkani është surpriza e bukur e këtij sezoni në IPKO Superligën e Kosovës. Ekipi nga Suhareka ka zhvilluar një futboll të bukur në pjesën e parë të sezonit dhe kryeson kampionatin dardan.
Skuadra po zhvillon fazën përgatitore në Turqi dhe sot ka zhvilluar në Antalia një miqësore kundër polakëve të Jagiellonia. Ndeshja është mbyllur në barazim 3-3, teksa golat për ekipin e Ismet Munishit janë shënuar nga Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Albin Berisha.
Fantastik goli i dytë i Ballkanit. Sulmuesi Hoxha u tregua perfekt në një goditje dënimi dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portierit polak. Gol shumë i bukur i 21-vjeçarit nga Peja, i cili ka shënuar katër gola në kampionat. /abcnews.al