Juventus dhe Lazio janë ndarë në një barazim sot në ndeshjen e javës së shtatë të Serie A. Bardhezinjtë kanë arritur të shënojnë me Ronaldon në minutën e 15, por Lazio barazoi në minutat e fundit me Caicedo.
Portugezi gjeti golin pas një pasimi të Cuadrado nga e djathta. Pas golit të shënuar nga bardhezinjtë ndeshje vijoi e barabartë. Në minutat e fundit ekipi kryeqytetas nuk kishte ç’të humbiste dhe u hodh i gjithi në sulm. Goli erdhi vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.
Golat e ndeshjes Lazio-Juventus
Një rivënie anësore për Lazion. Inzaghi këshillon lojtarin e tij të pasojë përpara, ashtu ndodh dhe sfera përfundon në këmbët e Correa. Sulmuesi vallëzoi në zonë dhe pasoi për Caicedon. Ky i fundit gjeti rrjetën me një rrotullim dhe barazoi ndeshjen në 1-1, duke konfirmuar edhe një herë skuadrën e tij si “macja e zezë” e kampionëve. /abcnews.al