VIDEO/ Bandat mafioze futen të armatosur në gjykatë dhe lirojnë liderin e tyre “El Porky”

schedule20:45 - 14 Shkurt, 2020

schedule 20:45 - 14 Shkurt, 2020

Persona të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma kamuflazhi dhe policie sulmuan ndërtesën e një gjykate në veriperëndim të Hondurasit për të liruar liderin e grupit mafioz MS-13.

Në momentin e sulmit, narkotrafikanti Aleksander Mendoza, i njohur ndryshe si “El Porky”, sapo kishte mbërritur në gjykatën e El Progresos, për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore. Të paktën 4 agjentë policie mbetën të vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e sulmit për të liruar liderin e MS-13, një nga bandat më të dhunshme të Amerikës Qendrore.

Pas kësaj ngjarjeje, presidenti i vendit, Hernandez ofroi një shpërblim 80 mijë dollarë për këdo që jep informacion që do të çonte sërish në arrestimin e Mendozës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!