VIDEO/ Ballkani me 5 yje, Veliu e Progni thyejnë Prishtinën mes polemikave

schedule18:58 - 8 Korrik, 2020

schedule 18:58 - 8 Korrik, 2020

Ipko Superliga e Kosovës vazhdon të bëhet edhe më interesante. Drita kryeson dhe tani dy skuadrat më pranë tyre janë Ballkani dhe Gjilani, që sot morën pikët e plota. Skuadra nga Podujeva shpërtheu ndaj Llapit, teksa fitoi me rezultatin e thellë 5-1.

Topalli shënoi një gol të shpejtë, ndërkohë që Llapi reagoi dhe rezultati u barazua nga Pefqeli. Gjithsesi Ballkani e kishte të qartë se ccfarë duhet të bënte dhe Baftiu shënoi dy gola të shpejtë, për t’i lënë radhën Krasniqit.

Ky i fundit i ccoi shifrat në 4-1 në fraksionin e parë të lojës. Në fund pati edhe një tjetër gol dhe ishte sulmuesi Artur Magani që mposhti portierin e Llapit dhe tani Ballkani ushtron presion te Drita, që ka dy pikë më shumë dhe një ndeshje për të luajtur.

Kryesfida e kësaj jave u luajt në Gjilan, aty ku ekipi i Gentian Mezanit mundi Prishtinën me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe mori vendin e tretë në klasifikim. Veliu dhe Progni, dy afrimet nga Superiorja, shënuan dy gola me mjaft vlera.


Gjithsesi pritet të ketë polemika, për shkak të një kartoni të kuq që mori në fillim të pjesës së dytë portieri Visar Bekaj. Thaçi për Prishtinën shënoi gol 10 minuta para mbylljes së ndeshjes, që nuk pati gol tjetër në fund.

Takimi tjetër që u zhvillua sot ishte ai mes Drenicës dhe Ferizajt. Skuadra vendase ishte e dënuar për të fituar, në mënyrë që të ruajë diferencën me rivalët në zonën e ftohtë. Shillova me dy gola dhe Hyseni vulosën fitoren e vyer, 3-0, për Drenicën. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 29
E mërkurë, më 8 korrik 2020, ora 17:00

Drenica-Ferizaj 3-0
Shënues:
Shillova 8’, 90’ Hyseni 9’
Ballkani-Llapi 5-1
Shënues
: Topalli 4’, Baftiu 16’, 18’, Krasniqi 38’, Magani 88’ / Pefqeli 9’
Gjilani-Prishtina 2-1
Shënues: Veliu
53’, Progni 66’ / Thaçi 81’

Renditja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!