Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh për të realizuar një dokumentar.
Ai është takuar ditën e sotme me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ky i fundit ka ndarë një video në Facebook së bashku me aktron teksa i mëson të thotë në shqip “unë jam shqiptar.
Krahas videos Balla shkruan: BLUES BROTHERS. Me shqiptaro-amerikanin e madh Jim Belushi, i cili realizoi për ditë me radhë dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel.
/Abcnews.al.