Gareth Bale është rikthyer në stërvitjen e Real Madrid, pas plot 45 ditësh mungesë. Ylli uellsian është në qendër të kritikave, për shkak të banerit që mbajti në duar në takimin mes Uellsit dhe Hungarisë. Në atë baner shkruhej se Bale interesohet më shumë për Uellsin, golfin dhe në fund Madridin.
Mediet iberike nuk e pritën mirë këtë veprim të Bale dhe menjëherë reaguan ashpër. Sot, ylli i Real Madrid kreu seancë të plotë stërvitore dhe në një ushtrim me pasime, gabon. Shoku i tij i skuadrës, Mariano, nxitoi të “tallej” me të, duke bërë një gjuajtje golfi.
Bale nuk u prek aspak dhe filloi të qeshë së bashku me të. Situata mes Bale dhe Realit nuk është aspak e mirë dhe kjo “krisje” mes dy palësh, pritet të çojë në një shitje të 30-vjeçarit në muajin janar./abcnews.al
Bale misses a pass so Mariano tells him to dig it out like a golf shot pic.twitter.com/Rcjen2xvOV
— Tom Allnutt (@TomAllnuttAFP) November 22, 2019