Kastrioti u mposht nga Dinamo te dielën falë një goli të shënuar nga kapiteni Agim Ibraimi.
Krutanët iu afruan shumë pranë golit në minutat e fundit dhe ishte portieri Edvan Bakaj ai që u bë shpëtimtari i bluve.
Në minutën e 79-të Indrit Prodanit iu mohua një gol, që mund të kishte qenë nga më të bukurit të shënuar në Superiore këtë sezon.
Pas një goditjeje këndi ai tentoi një finte dhe e devijoi topin drejt portës, por Bakaj e devijoi dhe i mohoi golin. / abcnews.al