Gol i Nedim Bajramit në Itali dhe dygolësh i Elbasan Rashanit në futbollin turk. Empoli kryeson Serie B, ndodhet në rrugën e duhur për t’u kthyer në elitë, ndërsa sot po fiton 2-1 në shtëpi kundër Brescias.
https://streamable.com/qr2pbo
Ishte minuta e 17-të kur Bajrami dërgoi rezultatin në 2-0 falë një gjuajtje të saktë. Goli i katërt sezonal (numëron edhe 8 asiste) për 22-vjeçarin, i cili zgjodhi të luante me kombëtaren shqiptare, por FIFA nuk e lejoi të vishte fanellën kuqezi.
Shortly after his first goal, Elbasan Rashani scores his second shortly after to seal the victory for @Erzurumspor. ? #SüperLig | ???? pic.twitter.com/ppFMBuLk3o
— Dardanian Football (@DardanianFooty) April 17, 2021
E shtunë fantastike për Rashanin në Turqi. 27-vjeçari dardan, është pjesë e BB Erzurumspor, që fitoi sot 2-3 në fushën e Denizlispor, duke fituar një duel mbijetese. Sulmuesi i Kosovës u fut në fushë në minutën e 56-të.
ELBASAN RASHANI’S GOAL! ⚽️
First of many for @Erzurumspor#SüperLig | ????pic.twitter.com/qOg66crtvq
— Dardanian Football (@DardanianFooty) April 17, 2021
Vendasit po fitonin 2-1, por Rashani përmbysi gjithçka me golat e realizuar në (79′) dhe (86′). Të parin e gjeti pas kombinimeve të bukura me Karakullukcu, ndërsa goli i fitores erdhi pasi një lëvizje të bukur në zonë.
https://streamable.com/ynlx7g
Këto ishin dy golat e parë me ekipin turk për Rashanin, i cili la norvegjezët e Odds BK në ditët e fundit të muajit janar për të vijuar karrierën tek BB Erzurumspor. Për t’u vlerësuar edhe goli i parë i Denizlispor, me kolumbianin Hugo Rodallega që dhuroi spektakël. /abcnews.al