Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ AZ-Napoli mbyllet pa fitues, triumfojnë Arsenali dhe Roma

schedule22:58 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 22:58 - 3 Dhjetor, 2020

Përfundojnë edhe duelet e mbrëmjes në Europa League. Arsenali nuk hasi probleme në fushën e vet kundër Rapid Vienna, fitoi 4-1 ndaj austriakëve dhe siguroi kualifikimin për më tej. Lacazette, Mari dhe Nketiah shënuan në pjesën e parë, teksa “pokeri” i Gunners u vulos nga Smith Rowe.

Fitore shtëpiake arriti edhe Roma, që siguroi vendin e parë në grupin A. Verdhekuqtë mposhtën me përmbysje 3-1 Young Boys në “Olimpico”, takim ku u realizua një eurogol nga 18-vjeçari Riccardo Calafiori. Marash Kumbulla e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli.

Golat dhe rastet e ARSENAL-RAPID VIENNA

Barazim 1-1 në Holandë mes AZ Alkmaar dhe Napolit të Gattusos. Dries Mertens kaloi miqtë në avantazh në minutën e gjashtë, por AZ barazoi me anë të Martins Indi në minutat e para të pjesës së dytë.

Golat dhe rastet e ROMA-YOUNG BOYS

Vendasit patën shansin të gjenin golin e avantazhit pesë minuta pas golit të barazimit, por Teun Koopmeiners gaboi nga pika e bardhë. Në barazim u mbyll edhe dueli tjetër i grupit F. Sociedad nuk shkoi më shumë se rezultati 2-2 në Spanjë përballë Rijekës.

Golat dhe rastet e AZ ALKMAAR-NAPOLI

Asnjë skuadër nuk e ka siguruar kualifikimin në këtë grup. Napoli kryeson me 10 pikë, teksa ndiqet nga Sociedad dhe AZ Alkmaar me nga 8 pikë. Java e fundit sjell duelet Napoli-Sociedad dhe Rijeka-AZ Alkmaar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!