VIDEO/ Avantazhi i Kosovës zgjat vetëm 5 minuta, Kurtic barazon me finte

schedule22:13 - 15 Nëntor, 2020

schedule 22:13 - 15 Nëntor, 2020

Dy gola brenda 5 minutave në ndeshjen Slloveni-Kosovë të grupit 3 në Nations League. Të parët kaluan në avantazh dardanët. Minuta e 58-të, kombinime fantastike mes lojtarëve miq, asist i Bernard Berishës dhe finalizim i Vedat Muriqit.

Një gol i ardhur nga një aksion model dhe Kosova në avantazh në Ljubjanë. Goli i nëntë me Kosovën për bomberin e Lazios, por avantazhi i djemve të Muharrem Sahitit zgjati fare pak.

Vendasit u hodhën në sulm dhe ia dolën të gjenin golin e barazimit pesë minuta më vonë. Inkursion i bukur i Petar Stojanovic në krahun e djathtë dhe gol me finte nga ana e Jasmin Kurtic, mesfushorit të Parmës në Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!