VIDEO/ Autor i 7 vjedhjeve të ndryshme, arrestohet 28-vjeçari që bëri “kërdinë” në Tiranë

schedule13:49 - 30 Prill, 2025

schedule 13:49 - 30 Prill, 2025

Policia e Tiranë ka vënë në pranga një 28-vjeçar i cili ishte i shpallur më parë në kërkim. 28-vjeçari është autor i 7 vjedhjeve të ndryshme në kryeqytet.

Gjatë muajve janar, shkurt dhe prill të këtij viti ka vjedhur në vende të ndryshme, 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje.

“I shpallur në kërkim si autor i dyshuar i disa vjedhjeve, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 28-vjeçari.Dokumentohen 7 raste të vjedhjes, të kryera nga ky shtetas”, njoftojnë blutë e Tiranës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!