Një i moshuar ka mbetur i plagosur në Lezhë, pasi biçikleta me të cilën udhëtonte, u përplas nga një automjet.
Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore Lezhë-Rrile, ndërsa i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./abcnews.al