VIDEO/ Autogoli i radhës që behet “hit” shënohet në Argjentinë

schedule08:58 - 29 Nëntor, 2020

schedule 08:58 - 29 Nëntor, 2020

River Plate ka fituar në ndeshjen e Kupës Diego Maradona në orët e para të ditës së sotme me rezultatin 0-2. Në këtë përballje u shënuar një autogol që po bën xhiron e internetit.

Pas dhjetë minutash lojë, Robert Rojas i skuadrës vendase e zhbllokoi ndeshjen pas një krosimin ë zonë, kurse në të dytën Damian Martinez shënoi në portën e tij.

Në duel me njërin prej lojtarëve të River Plate, ai e goditi topin drejt e në portë në vend që ta nxirrte jashtë. Kur shikon pamjet fillimisht mendon se ai që goditi topin ishte sulmuesi dhe duhet të niste festën, por më pas kupton që kemi të bëjmë me autogol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!