Jose Mourinho dhe Tottenham kanë marrë një sukses të pastër 2-0 kundër Ëest Ham, në derbin e Londrës. Një autogol qesharak i mbrojtësit Souczek dhe një gol nga kapiteni Harry Kane vulosën fatet e sfidës.
Tottenham, si gjithmonë pragmatik nën urdhrat e Mourinhos, kaloi në avantazh vetëm pas një ore lojë, pikërisht nga autogoli i Souczek. Mbrojtësi i “Çekiçëve” devijon një top në portën e tij, duke i befasuar të gjithë.
Ndërsa në minutën e 82-të, Kane shënoi golin e sigurisë për “Gjelat”, pas një asistimi të Heung-Min Son. Tre pikë për Tottenham, që nuk është dorëzuar ende për Champions League./abcnews.al