Është mbyllur takimi mes Arsenalit dhe Evertonit, me fitoren spektakolare 3-2 të “Topçinjve”. Miqtë kaluan të parët në avantazh, që në sekondat e para të sfidës, me anë të Domenic Calvert-Lewin.
Megjithatë, të besuarit e Artetës përmbysën shumë shpejt, duke shënuar dy herë në pesë minuta. Nketiah barazoi shifrat në minutën e 27-të, ndërsa kapiteni Aubameyang përmbysi shifrat në të 32-ën.
VIDEO | Pesë minuta për përmbysjen, Nketiah-Aubameyang ndëshkojnë Evertonin
Evertoni barazoi sërish në sekondat e fundit të pjesës së parë, pas një pasigurie të portierit Leno. Me fillimin e së dytës, Aubameyang do të ishte përsëri njeriu vendimtar, pasi do të shënonte me kokë pas një krosimi të Pepe. Fitore me shumë vlera kjo për Arsenalin, por dhe një dopietë e rëndësishme për Aubameyang, që merr kreun e listës së golashënuesve, me 17 gola./abcnews.al

