Kevin Hajrulla ishte shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në lagjen “24 maji”. Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
I plagosur nga të shtënat me armë mbeti edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu. Gjithashtu pas këtij atentati u gjet një automjet i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Ndërkohë mësohet se policia ka lëvizur nga vendi ku u dogj, automjetin që u qëllua në drejtim të Kevin Hajrullës.
/abcnews.al/