Atalanta vazhdon të jetë surprizë e bukur e këtij sezoni. Italianët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 16-të përballë Valencias, në sfidën e parë që po luhet në San Siro.
Zikaltrit e Gasperinit bënë një aksion shumë të bukur, me protagonist kapitenin Papu Gomez. Argjentinasi pason bukur për Hateboer, i cili vjen me shpejtësi nga e djathta dhe shënon në rrëshqitje e sipër. Atalanta e nis në mënyrën më të mirë të mundshme këtë duel ndaj spanjollëve./abcnews.al
Champions League
Atalanta – Valencia 1-0
Hateboer 16′