Berat Gjimshiti do të sfidojë Juventusin në finalen e Kupës së Italisë. Napoli ishte kafshatë e lehtë për Atalantan mbrëmjen e sotme, me bergamaskët që fituan me shifrat 3-1 në Bergamo, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim pa gola.
Skuadra e Berat Gjimshitit e nisi frikshëm sfidën dhe gjeti rrjetën shumë shpejt dy herë me Zapata, i cili shënoi një nga golat më të bukur të tij në këtë sezon, kur lëshoi një predhë nga jashtë zone dhe mposhti Ospinën në minutën e 10.
Golat e NAPOLI-ATALANTA
Në minutën e 16 skuadra e Gasperinit shënoi edhe goli e dytë me Pessina, që shfrytëzoi në maksimum asistin e Duvan Zapata, në superformë sot. Në pjesën e dytë Napoli ngushtoi me Lozanon, që shënoi në minutën e 53-të. Për të mbyllur ccdo llogari menduan sërish Zapata e Pessina.
Ky i fundit ishte njeriu gol dhe Zapata dha asistin e golit të KO për Napolin dhe vulosën shifrat në 3-1, duke kapur finalen. Si zakonisht, edhe sonte nga minuta e parë e nis Berat Gjimshiti. Te Napoli titullarë ishin Hysaj (u zëvendësua në minutën e 42-të për shkak dëmtimi) dhe Rrahmani (90 minuta). /abcnews.al